Colette Crick, është 43 vjeç, nga Bedfordviwë në Afrikën e Jugut. Ajo është nënë e dy fëmijëve. Pasioni i saj është gjuetia dhe jo rastësisht.
Pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj, Colette e kaloi e sëmurë, por ajo thotë se gjendja e saj u rregullua në momentin kur nisi të konsumojë një dietë të pasur me proteina në moshën 18-vjeçare. Ndërkohë, problemet për të u rishfaqën kur vendosi të kishte një fëmijë dhe hoqi dorë nga proteinat. Në atë kohë, ajo bëri një test ADN-je dhe zbuloi se kishte alergji nga salicilati, një kimikat natyral te bimët, i cili i mbron ato nga sëmundjet.
Aty ndryshoi gjithçka dhe Colette Crick vendosi të hante vetëm mish, ndërsa nisi të dilte në gjueti. Ajo rrëfen se edhe djali i saj i vogël Colt, 9 vjeç, ka të njëjtën problem dhe për këtë arsye ka nisur ta mësojë atë me të njëjtin stil jetese.
43-vjeçarja ka blerë një hark dhe për gati një vit u stërvit për të qenë gati për gjueti. “Mënyra më e mirë që ta siguroja mishin pa hormone ishte që ta gjuaja vetë atë. Tani dal në gjueti vetëm kur mishi është drejt fundit në frigoriferin tim. Vras vetëm atë që planifikoj të ha. Gati 90 përqind e ushqimit që ha e siguroj nga gjuetia”, rrëfen Colette Crick.