Lazio, shkëlqen në Itali, zhgënjen në Europë, Manchester United fiton në fund

albnews
By
1 Min Read

Lazio është një nga skuadrat që po bën paraqitje të shkëlqyera këtë sezon në Serie A, por në Europa League, skuadra e Sarrit është një tjetër ekip.

Në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj Sturm Graz, kryeqytetasit e Italisë arritën të marrin vetëm një barazim 2-2, duke vështirësuar tashmë ndjeshëm kalimin e grupit, pasi të gjitha ekipet janë me nga 5 pikë pas 4 ndeshjeve të para.

Ndërkohë, Manchester United arriti të fitojë me një gol në fund ndaj modestëve nga Qipro, Omonia. Në minutën e 90+3’ McTominay i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Share This Article