Një nëndetëse e paidentifikuar ka sulmuar një anije iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, duke shkaktuar humbje jetësh njerëzore dhe dëmesh materiale.
Të paktën 101 persona kanë humbur dhe 78 janë plagosur. Situata e ndezur në Gjirin Persik duket që po eskalon përtej territorit të luftës së deritanishme dhe kjo goditje kundër Iranit, po ashtu dhe ajo e Iranit në bazën britanike në Qipro, janë tregues i qartë i përshkallëzimit të luftës.
Goditja ndaj anijes iraniane u konfirmua nga ministria e mbrojtjes dhe marina e Sri Lankës.


