Nëndetësja turke “TCG Çanakkale” ankorohet në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëndetësja turke “TCG Çanakkale” është ankoruar në Portin e Durrësit dhe kjo nuk është hera e parë që një nëndetëse turke “viziton” Shqipërinë.

Sipas një njoftimit të Autoritetit Portual të Durrësit në rrjetet sociale, nëndetësja ka mbërritur në bregdetin shqiptar më 9 mars, njofton Tch të enjten.

Në njoftim theksohet se vizita 3-ditore e nëndetëses turke është në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e përvojave ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Share This Article