Nëndetsja gjermane e fundosur para 100 vitesh, shfaqet në brigjet e detit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nëndetëse gjermane, e fundosur në Luftën e Parë Botërore, u rishfaq në brigjet e Francës.

Lëvizjet e rërës në plazhin e Wissant, pranë Calais, kanë bërë që UC-61 të rishfaqet më shumë se 100 vjet pasi ishte fundosur.

Ajo u përmbyt në korrik 1917 dhe të gjithë 26 anëtarët u dorëzuan tek autoritetet franceze. Pjesët e anijes gjithashtu kanë qenë të dukshme që nga dhjetori.

Kryebashkiaku i Wissant Bernard Bracq tha se UC-61 duket “çdo dy deri në tre vjet”, por pas ngritjes së erës, ajo zhduket përsëri’.

Historianët besojnë se UC-61 fundosi të paktën 11 anije, duke hedhur mina ose silurë. Anija u mbërthye në rërë gjatë mjegullës së dendur dhe u shkatërrua nga ekuipazhi i saj me qëllim që të mos bie në duart e aleatëve që luftonin kundër Gjermanisë naziste, transmeton CNN.

UC-61 ishte drejtuar në Boulogne-sue-Mer dhe Le Havre kur ajo hasi në telashe.

Nëndetëse kishte kohën e zhytjes prej 48 sekondash dhe ishte e aftë të vepronte 50 metra në thellësi.

Share This Article