Nënë e bir që vdiqën gjatë vërshimeve në Pejë varrosen nesër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua bashkë me fëmijën e saj pesëvjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Familja Ademaj, ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00.

“Tragjikisht ndërruan jetë më 24.06.2023 në moshën 26/5 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerëve bëhet më 26.06.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga gasalhanja, në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Flet familjari i dy viktimave: Dy orë kemi bërë për t’i gjetur

Familjari i dy viktimave që vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë, Milaim Ademaj, ka treguar se si rrodhi e tërë ngjarja dhe si i kanë gjetur trupat.

Ai ka thënë se rreth dy orë i kanë kërkuar trupat e tyre, teksa shtoi se mezi i kanë shpëtuar dy fëmijët e tjerë.

“Një orë e gjysmë dy orë, ka qenë tmerr”.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari.

Ai theksoi se dy fëmijët janë në gjendje të mirë.

Share This Article