ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nesër kthehen anijet me mbetjet toksike, PD thirrje për protestë në Portin e Durrësit: Të ndalojmë planin e qeverisë

albnews by albnews
26 October, 2024
in Albania
0
Nesër kthehen anijet me mbetjet toksike, PD thirrje për protestë në Portin e Durrësit: Të ndalojmë planin e qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë nesër në Portin e Durrësit aty ku pritet të rikthehen anijet me mbetjet toksike prej 816 tonësh të cilat u bllokuan në Tailandë aty ku ishin planifikuar të zbarkoheshin.

Anëtari i kryesisë, Grigels Muçollari ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të mbahet protesta në Portin e Durrësit për të kërkuar transparencë të plotë mbi mbetjet që kthehen mbrapsht nëse janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI

Me gjithë kërkesat e përsëritura nga publiku, nga Rrjeti i Bazelit, nga Opozita, për marrjen e masave për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta që po kthehen në Durrës, qeveria nuk ka bërë publike asnjë hap të ndërmarrë në këtë drejtim.

Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme.

Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin, dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut. Rrjeti i Bazelit ka kërkuar praninë e ekspertëve e të organizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe OLAF, zyrën e Bashkimit Europian që heton mashtrimet dhe korrupsionin.

Pra, ky institucion beson se nëse i lihet qeverisë në dorë, nuk do të merret vesh e vërteta e ngarkesave me mbetje të dyshuara si toksike.

Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar. Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë.

Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë këtë informacion bazik për jetën, për shëndetin, për mjedisin.

Te dielën, date 27 tetor ora 11:00, ne hyrje te Portit te Durresit (ura e Dajlanit)

Ftojmë qytetarët, banorët e Durrësit të Tiranës dhe kudo, familjarë, të rinj e të reja, mediat, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, organizmat ndërkombëtare që të jenë prezent, të garantojmë kështu një proces transparent, të marrim vesh të vërtetën e mbetjeve të rrezikshme.

Të jemi aty për të ndaluar planin që ka qeveria për ta fshehur këtë krim.

Të dielën në Durrës ora 11: 00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës. Askush nuk mund të vërë në rrezik jetën, shëndetin dhe mjedisin tonë.

Më herët, prokuroria e Durrësit ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e kompanisë private ‘Kurum International’ që dyshohet se ka prodhuar edhe mbetjet toksike që më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’ që ka organizuar transportin në drejtim të Tajlandës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result