“Nesër rritet çmimi i naftës”, Kuçaj: Nëse zgjat lufta, ekonomia shqiptare mund të ketë efektet e konfliktit Rusi-Ukrainë

albnews
By
2 Min Read

Gazetari i ekonomisë, Kreshnik Kuçaj, ka komentuar ndikimin e krizës së luftës në Iran në ekonominë shqiptare, duke theksuar se efektet e saj ende nuk janë ndjerë plotësisht.

Në një intervistë për “Review”, me Greta Topjana ai u shpreh se deri tani inflacioni ka pësuar vetëm një rritje të lehtë, por paralajmëroi se nëse konflikti zgjat, pasojat mund të jenë më të thella, kryesisht në rritjen e çmimeve të naftës .

“Është një krizë e cila nuk i ka dhënë akoma efektet reale, sa më shumë të zgjasë do ketë më shumë efekte, deri tani jemi me një inflacion të vogël krahasuar me nga sa mund të pritej.

Për momentin jemi në fazën e amortizimit të pasojave të luftës, nëse nuk do kemi një zgjidhje do kemi një situatë ndryshe të paktën për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Kreshnik Kuçaj, parashikimet e bëra më 25 mars tregojnë se nëse konflikti në Iran zgjat në kohë, ndikimi në ekonominë shqiptare mund të arrijë nivele të ngjashme me ato të shkaktuara nga Lufta Rusi-Ukrainë.

“Me datë 25 mars parashikimet janë që nëse lufta zgjat, efektet në Shqipëri të jenë të barabarta me efektet e luftës Rusi-Ukrainë. Deri tani nga autoritetet shqiptare situata është në monitorim.

Aktualisht jemi në nivelet e inflacionit 2.6%, pra rritja nga muaji para lufte ishte 2.4%. Efektet në makro janë shumë të vogla.

Është kërkuar ngritja e rezervës shtetërore të naftës, projekt që është në Bashkimin Europian dhe është parashikuar të bëhet dhe në Shqipëri ku shteti shqiptar siguron rezerva nafte dhe në momentin kur ka rritje çmimi, në atë moment futen rezervat shtetërore për të bërë balancimin e çmimeve.

Nëse sot është bllokuar Ngushtica e Hormuzit, llogjika është që nesër do ketë rritje sërish të naftës”, tha Kuçaj.

Share This Article