Nesër Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, presidentja e KE takohet me Begajn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku dhe është takuar me Presidentin e vendit, Bajram Begajn.

Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 17:30.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Kujtojmë se presidentja e Ursula von der Leyen është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Share This Article