Nesho: Samiti i Diasporës, “Grand Show” i Ramës. Ndihej mungesa e Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas ish-ambasadorit Agim Nesho, “ndihej mungesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vetë rolin që ka pasur gjithë kësaj kohe si dhe qëndresën që ka bërë ndaj çështjes kombëtare”.

“Ka qenë një njeri me integritet, një njeri me iniciativë, nuk është përulur përpara presioneve. Kurti është njeriu që ndalin atë iniciativën më famëkeqe kundër shqiptarëve që ishte “Ballkani i Hapur” , që ishte Jugosllavia e re plus Shqipërisë”, u shpreh Nesho.

Por sipas ambasadorit do të ishte e nevojshme të ishte konceptuar si një kuvend i shqiptarizmit dhe jo një “Grand Show”.

“Kjo për mua është një “ Grand Show” nga Kryemionistri Rama.  Në esencë trajtimi i diasporës nga qeveria e tanishme ka lënë shumë për të dëshiruar. Modeli më i mirë për këtë mund të ishte modeli izraelit, sepse duhet integruar jo vetëm një urë komunikimi ku ata janë rezidedent  por për të fuqizuar mëmëdhenë me forca intelektuale dhe me aftësi prodhuese, etj”, nënvizoi ambasadori.

Share This Article