New York-u kuqezi/ Parada madhështore e “Albanian Roots”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarë nga mbarë Trojet që jetojnë në SHBA dhe Kanada kanë marrë pjesë sot në paradën madhështore të organizuar në Albanian Roots në New York.

Kjo, Paradë për nga pjesmarrja masive dhe më e madhja vitet e fundit njihet se si “Parada Shqiptare”, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e e Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, festojnë për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Programi i cili zgjati rreth tre orë përmbante shfaqje nga grupe të ndryshme artistike shqiptare. Ndërsa parada në “Sixth Avenue” zgjati një orë. Ishin rreth 16 shoqata shqiptare të cilat paraqitën programet e tyre ndërsa qindra shqiptar të veshur me kostume tradicionale dhe simbole shqiptare ju bashkuan paradës.

Për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare kulmon në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku marrin pjesë mijëra shqiptarë me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare.

Në bulevard për tre orë u dëgjua vetem kënga e vallja shqiptare, e cila ngriti në peshë zemrat e mijra shqiptarëve, të cilët kënduan e vallëzuan për disa orë përgjatë gjithë segmentit të rrugës, ku u mbajt parada.

Parada shqiptare u rikthye pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë. Tema e këtij viti ishte Dibra.

Share This Article