Ish Presidenti i SHBA Bill Clinton mbërrin në Tiranë

albnews
By
1 Min Read

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur në Tiranë.

Avioni i tij është ulur në Rinas, ndërsa e ka kitur kryeministri Edi Rama.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Clinton vjen për herë të parë në Shqipëri, në shenjë falenderimi për atë që ai dhe vendi i tij kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe së dyti vjen në një moment të vështirë për Kosovën.

Share This Article