Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit/ Kush është viktima Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e bashkëatdhetarit të tij në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit.

Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja,  Arben Lleshi ka humbur jetën.

Kush është Arben Lleshi?

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

Ekstradimi

Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me  32 vite burg.

Share This Article