Ngjarje historike në marrëdhëniet Izrael-EBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Kreu i diplomacisë izraelite, Yair Lapid mbërriti sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një vizitë të konsideruar si ngjarje historike në marrëdhëniet mes dy vendeve, që prej nënshkrimit të marrëveshjeve për normalizimin e tyre, në shtator 2020.

Ministri do të përurojë ambasadën e Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, e para në Gji, dhe do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit.

Ai do të shkojë gjithashtu në Dubai për hapjen zyrtare të konsullatës së Izraelit dhe pavijonit të vendit të tij në Ekspozitën Universale (nga 1 tetori 2021 deri më 31 mars 2022).

“Tridhjetë vite eksperiencë si diplomat, por të shoh ngjyrat e flamurit izraelit këtu në aeroportin e Abu Dabit duke pritur ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, është ekzaltuese!”, theksoi sot në një mesazh në Twitter ambasadori izraelit në EBA, Eitan Na’eh.

Më herët, Lapid kishte postuar në Twitter një foto të tij në një avion, të shoqëruar me fjalët “Po fluturoj për një vizitë historike në EBA”.

Delegacioni izraelit do të pritet nga Ministri i Çështjeve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme të EBA-s.

Share This Article