Nigel Farage themelon Partinë e Reformave: Do luftojmë karantinën e Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-lideri i ‘UKIP’, partisë Brexit, Nigel Farage, do rikthehet në skenën politike të Britanisë së Madhe, kësaj here duke e quajtur atë Partia e Reformave.

Sipas Farage, përveç largimit nga Bashkimi Europian, partia e re do e jetë e përqendruar te kundërshtimi i masave të bllokimit të vendosura nga Londra zyrtare lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai thekson se në Britani nuk ka asnjë që të ngerëj zërin kundër karantinës së vendosur nga qeveria në shkelje të të drejtave të njeriut. Farage e bëri deklaratën nga SHBA-ja ku ndodhet për të ndjekur zgjedhjet presidenciale ku mbështet presidentin Trump.

“Të paktën në Amerikë, ata kanë një zgjedhje. Ata po zhvillojnë një debat, sepse ne jemi mbyllur nga e mërkura. Kjo është dekretuar nga Boris Johnson. Lideri i Laburistëve po kështu është dakord me këtë ashtu si të gjitha partitë e tjera politike të përfaqësuara në Ëestminster. Mendoj se Britanisë i duhet një zë alternativ, kundër karantinës.” – shpjegoi ai.

Share This Article