Nigeri, 20 fëmijë humbin jetën nga zjarri që shpërtheu në një shkollë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 20 fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shkollë në Nigeri.

Kjo tragjedi ka ndodhur sot në qytetin Maradi. Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen sesi të rriturit dhe fëmijët mblidhen afër vendit ku ka ndodhur zjarri – ku edhe shihet tymi i zi, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihet çfarë e kishte shkaktuar zjarrin, dhe deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare nga personat kompetent.

Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku gjithashtu humbën jetën 20 fëmijë.

Në momentet kur objekti ishte përfshirë nga zjarri, nxënësit ishin brenda klasave duke vijuar mësimin – e drejtori i shkollës e kishte përshkruar si “katastrofë”.

Share This Article