Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret që kanë kapluar pyjet në Greqi, e të cilat tash e dy ditë kanë dalë nga kontrolli.
Banorët dhe turistët janë evakuuar, ngase zjarret kanë vazhduar të përpijnë rajonin afër qytetit të Korintit në Peloponezin Lindor, raporton BBC-ja të enjten.
Kryetari i këtij qyteti ka thënë se flakët kanë dalë nga kontrolli dhe ka bërë thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në këtë rajon.
Më shumë se 260 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret, me 10 helikopterë dhe 10 aeroplanë që po iu ndihmojnë.
“Pavarësisht faktit se po shfrytëzohen tërë pajisjet zjarrfikëse nga ajri, situata nuk është nën kontroll”, tha kryetari Vassilis Nanopoulos për mediat lokale.
Ende nuk janë raportuar të lënduar apo të vdekur nga zjarret.