Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Në Vlorë nisi ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, me qëllim evitimin e të gjitha problematikave që shkaktojnë përmbytje në qytet.

Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, gjatë një inspektimi në kanalin e ujërave të larta, ka theksuar domosdoshmërinë e këtyre ndërhyrjeve për shkak të problematikave që lidhen me ndërtimet mbi kolektor.

Bashkia e Vlorës bëri të ditur se, puna do të vijojë me intensitet, me qëllim që dimrin e ardhshëm Vlora mos të përballet me situata të vështira si ajo e dy viteve më parë.

Mersini tha se puna ka nisur me pastrimin e kanalit të Naunkës, ndërsa në Karabash ka probleme sepse ka ndërtime e banesa mbi kolektor. Kryebashkiaktja tha për mediet se të prekurve nga këto ndërhyrje do t’u jepet bonus qiraje ose banesa sociale.

Share This Article