Metën dhe Ramën i bashkon Kosova

albnews
By
1 Min Read

Pas përplasjeve në distancë për datën e zgjedhjeve vendore, mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama i kanë  bashkuar festimet e 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës..

Në tubimin e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, Meta dhe Rama ishin ulur në vijën e parë ndërsa i ndante kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ngjitur me Ramën ishte zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matju Palmer.

Share This Article