Nis sesioni parlamentar/ Në Kuvend edhe Presidenti i Republikës e ambasadorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nis sot sesioni i ri parlamentar. Disa ligje dhe nisma të rëndësishme pritet të kalojnë në axhenden e Kuvendit, përgjatë këtij sesioni.

Mes tyre veçohen amnistia penale, Avokati i Popullit, apo reforma zgjedhore. Por për miratimin e tyre kërkohen edhe vota nga opozita, e cila prej muajsh bllokon punimet e parlamentit.

BE kërkon nga palët të ulen në një parlament funksional për miratimin e reformave të rëndësishme.

Seanca e sotme, ndryshe nga më parë do të ndiqet në sallë edhe nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj si edhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Opozita duket se do ta vijojë aty ku e la dhe si e la sesionin e ri parlamentar. Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të vijojë skenarin e kaosit në Kuvend por këtë herë në krye nuk do të jetë Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023. Sakaq kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pa të mbërrijë në Kuvend, i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj.

Share This Article