Bullgaria hapi sot votimet për zgjedhjet parlamentare në vend, në mes të një vale të tretë të COVID-19.
Votimi do të shoqërohet me shumë rregullore shëndetësore.
Priten të sigurohen kuti të lëvizshme votimi për personat që janë në karantinë.
Një total prej 6,7 milionë votuesish do të zgjedhin 240 deputetë për Asamblenë Kombëtare në Sofje.
Zgjedhjet do të vendosin nëse partia qeverisëse pro-europiane e Kryeministrit Boiko Borissov, GERB, do të mbetet në pushtet në vendin më të varfër në Bashkimin Europian.
Vëzhguesit parashikojnë që rezultati i zgjedhjeve të sotme të pasqyrojë sondazhet e opinioneve, që nuk shohin ndonjë fitues me vota të plota.
GERB, që qeveris që nga viti 2017 në një koalicion me nacionalistët, pritet të dalë si forca më e fortë politike.
Opozita, që e akuzon GERB për korrupsion, ka të ngjarë të ndahet midis disa partive, por Socialistët parashikohet të bëhen grupimi i dytë më i fortë politik.