Një biznes i Abramovich shitet për 1 euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditë të rëndësishme për bizneset e oligarkut rus Roman Abramovich. Pasi zyrtarizoi largimin e tij nga Chelsea, “The Times” tani raporton se ai ka shitur kompaninë e tij britanike të telekomunikacionit Truphone.

Kjo është një tjetër pengesë e madhe për Abramovich pasi, pavarësisht se kompania arriti një vlerë prej 516 milionë dollarësh në vitin 2020, ajo është shitur për shifrën simbolike 1 euro.

Roman Abramovich zotëronte 23% të Truphone pasi bëri, së bashku me Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, një investim prej 375 milionë dollarësh. Tani, pronarët e rinj të firmës do të jenë Hakan Koc, pronar i platformës së tregtimit të makinave të përdorura Auto1 dhe Pyrros Koussios, i cili ka qenë më parë drejtor i një kompanie tjetër telekomunikacioni. Koc do të zotërojë 90% të Truphone dhe Koussios 10%.

Si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj oligarkëve rusë, Roman Abramovich e ka parë pasurinë e tij (të vlerësuar në rreth 14 miliardë dollarë) të zvogëlohet pothuajse përgjysmë që nga fillimi i ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.

Share This Article