Një depo nafte përfshihet nga flakët në një qytet ukrainas që kontrollohet nga rusët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat lokale raportojnë se një depo nafte është përfshirë nga flaktë në Shaktarsk.

Bëhet fjalë për një zjarr në një qytet ukrainas nën pushtimin rus në rajonin lindor të Donetskut.

Siç thuhet më tej, ka qenë udhëheqësi pro-rus i qytetit Vitaly Kotsenko, i cili u emërua nga Moska, i cili i tha agjencisë së lajmeve Tass të regjimit rus se 12 cisterna karburanti u dëmtuan në granatimet ukrainase jo shumë larg një stacioni të trenit.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë zjarrin e madh.

Së fundmi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e tij po rezistojnë në dy qytete kyçe në rajonin lindor të Donbasit, pavarësisht sulmeve të përsëritura.

Share This Article