Gjermania do të nisë negociatat me Rusinë për ta blerë vaksinën e saj

 3,803 total views,  1 views today

Gjermania është gati të nisë negociatat bilaterale me Rusinë për ta blerë vaksinën e saj, “Sputnik V”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja sipas të cilave, vendimi përfundimtar për blerjen e vaksinës ruse varet nga aprovimi i kësaj vaksine nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Komisioni Evropian u ka thënë të mërkurën ministrave të shëndetësisë së shteteve të Bashkimit Evropian se Brukseli nuk po planifikon të nisë bisedimet me Rusinë për të bërë ndonjë kontratë me Rusinë për “Sputnik V” ashtu siç ka bërë me prodhuesit e vaksinave të tjera.

Pët këtë arsye, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë të ditur se Gjermania do të nis negociatat preliminare për të siguruar vaksinën.

Mirëpo, para se të ndodh kjo, shteti gjerman do të sigurohet për kualitetin që ofron vaksina.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •