Një grua në Silsbee, Teksas, po kositte lëndinën e saj të martën kur një gjarpër ra nga lart dhe zbarkoi mbi të.
Por ky nuk ishte siklet i vetëm i saj, pasi, pasi gjarpri ishte “duke u ndjekur” nga një skifter që u hodh poshtë dhe i sulmoi të dy.
Peggy Jones rrëfeu ngjarjen e tmerrshme duke thënë se ajo ishte me traktorin e saj duke kositur oborrin e shtëpisë së saj kur një gjarpër u ul mbi të dhe u mbështjellë rreth krahut të saj, duke u shtrënguar fort.
Jones tha se ajo u përpoq të largonte gjarprin, por ai u mbajt më fort dhe filloi ta godiste fytyrën e saj, duke i goditur syzet.
Dhe ndërsa ajo u përpoq të tundte krahët për të larguar gjarprin, u shfaq një skifter që përpiqej të kapte gjarprin.
“Më në fund ai mori gjarprin dhe u largua me gjarprin, dhe unë shikova poshtë dhe isha e mbuluar me gjak që më dilte nga krahu”.
Burri i Jones e dërgoi me urgjencë në spital, ku as mjekët nuk mund ta besonin historinë e saj.
Ajo nuk kishte lëndime të rënda.
Është e paqartë se çfarë lloj gjarpri ishte, por Jones tha se ajo mendon se skifteri mund ta ketë lëshuar atë mbi të.