Një meteor duke fluturuar në qiell, britanikët ndoqën “spektaklin” – gjithçka zgjati vetëm shtatë sekonda

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një meteor i madh ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe natën e kaluar dhe shkaktoi entuziazmin e njerëzve që patën mundësinë të ndiqnin spektaklin qiellor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, meteori u pa pak para 22:00 me kohën lokale dhe mund të shihej për rreth shtatë sekonda.

Sigurisht, dëshmitarët, në disa qytetet të Britanisë së Madhe shfrytëzuan rastin për të kapur pamjet – të cilat i kanë publikuar edhe në internet.

https://twitter.com/UKMeteorNetwork/status/1366156522120744963

Shërbimi Meteor Britanik, një grup astronomësh amatorë që kanë filmuar fenomene të tilla që nga viti 2012, shkroi në Twitter se meteori dukej si një “top zjarri”.

“Në video, mund të shihnim që meteori po lëvizte relativisht ngadalë dhe ishte e qartë se si objekti po shpërbëhej”, ishte shkruar në një cicërimë.

https://youtu.be/PZBjmScEbY8
Share This Article