Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia

albnews
By
1 Min Read

Vetëm pak më shumë se 400 milionë £ nga fondi ushtarak prej 900 milionë £ (1.04 miliardë euro) i caktuar për Ukrainën nga qeveria britanike dhe i menaxhuar nga Ministria e Mbrojtjes janë përdorur për shkak të vonesave burokratike.

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se shumë kritikë akuzojnë qeverinë si fajtore të vonesave për dislokimin e fondit dhe si rrjedhojë ngadalësimin e furnizimit të Ukrainës me armë.

Fondi Ndërkombëtar për Ukrainën, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, numëron nëntë vende midis donatorëve të tij (MB, Danimarka, Islanda, Lituania, Holanda, Norvegjia, Suedia, Australia dhe Zelanda e Re). Nga 900 milionë £ të dhuruara nga qeveritë gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë 500 milionë £ nga Britania e Madhe, vetëm 404 milionë £ janë dhënë deri më tani, thekson gazeta.

Share This Article