Mijëra të vdekur kanë mbetur dhe shumë e shumë të tjerë të lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën në mëngjes.
Sipas mediave të huaja, tërmeti goditi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, Turqi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Dhe ky është një nga tërmetet më të fortë që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet.
Një seri pasgoditjesh janë regjistruar gjatë ditës, gjithashtu.
Më i madhi, një tërmet i madh me magnitudë 7.5 ballë, goditi Turqinë rreth nëntë orë pas tërmetit fillestar, sipas USGS.
Ndërkohë, vazhdimisht janë publikuar pamje që tregojnë gjendjen e rëndë të krijuar atje.
Dhe e fundit, që është një nga fotot më tronditëse është ajo e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur.
Sipas përshkrimit të fotografisë (së realizuar nga Adem Altan/AFP/Getty Images), Mesut Hancer mban dorën e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila vdiq në tërmet, në Kahramanmaras, Turqi, të martën, më 7 shkurt.