Komisioni për vlerësimin e kandidaturave për përfaqësuesve të ardhshëm politik të PD vijojnë punën për të përzgjedhur kandidaturat brenda afatit të përcaktuar në udhëzimin e Kryesisë së PD.
Me maska anëtarët vijojne punen në selinë e PD-se.
Komsioni përbëhet nga 5 anëtarë pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e botës akademike.
Demokratët miratuan si anëtarë, Bujar Nishanin i cili është Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish-President i Republikës, ish-ministër, Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm dhe themelues i Partisë Demokratike, Genc Ruli, ish-ministër, themelues i Partisë Demokratike, Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit dhe pedagogun e gazetarisë, Mark Marku.