Britania shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me BE-në

albnews
By
1 Min Read

Londra dhe Brukseli ende nuk mund të arrijnë marrëveshje në fushat siç janë konkurenca dhe peshkimi.

Britania e Madhe shpreson në arritjen e një dakordimi për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë brenda muajit të ardhshëm me Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria britanike thuhet se shpresojnë në arritjen e një dakordimi brenda muajit të ardhshëm në negociatat për tregtinë e lirë për të cilat ka filluar kapitulli i shtatë mes Londrës dhe Brukselit.

Kryeministria më parë njoftoi se nuk do të kishte kërkesë për të zgjatur periudhën e tranzicionit i cili do të përfundojë në fund të muajit dhjetor.

Ndërsa në anën tjetër ekspertët mendojnë se koha e mbetur nuk do të jetë e mjaftueshme për plotësimin e negociatave tregtare gjithëpërfshirëse mes dy palëve.

Londra dhe Brukseli ende nuk mund të arrijnë marrëveshje në fushat siç janë konkurenca dhe peshkimi.

Share This Article