Një tërmet i fuqishëm godet Alaskën, pas tij edhe dy tërmete të tjerë çka shkaktoi frikë për cunami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës rihter ka goditur gadishullin e Alaskës në orët e para të kësaj të diele.

Autoritetet ndërkohë lëshuan një paralajmërim për cunami  për krahinat në afërsi të epiqendrës së tërmetit, që ndodhej rreth 88 kilometra larg qytetit Sand Point, duke e çaktivizuar më pas këtë paralamërim. 

Gadishulli i Alaskës shtrihet në oqeanin paqësor dhe tërmetet atje janë të zakonshme. Qendra amerikane e survejimit gjeologjik regjistroi një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter rreth tre minuta pas tërmetit të fuqishëm, dhe më pas një tjetër me magnitude 3.5 ballë.

Pavarësisht se tërmetet janë të shpeshta në atë zonë, vetëm ato që janë mbi katër ose pesë ballë kanë tendencë të shkaktojnë dëme.

Share This Article