“Nuk arrita dot ta bindja”, Tuchel konfirmon largimin e titullarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea do të humbasë Antonio Rudiger si lojtar i lirë. Qendërmbrojtësi gjerman ka lajmëruar drejtuesit dhe trajnerin në lidhje me vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën që i përfundon këtë verë.

Thomas Tuchel ka konfirmuar largimin e 29-vjeçarit në fund të sezonit, me këtë të fundit që kërkohet nga klube si Real Madrid, Manchester United, Juventus apo Bayern Munchen.

“Tony na informoi se dëshiron të largohet nga Chelsea, ma tha troç në një bisedë private që pata me të. Ne u përpoqëm në çdo mënyrë ta mbanim, por fatkeqësisht nuk mund të bënim shumë për shkak të situatës.

Pa sanksionet e vendosura ndaj klubit, të paktën do të kishim qenë në gjendje të mbaheshim dhe do përpiqeshim të luftonim për ta konfirmuar lojtarin, por duart tona janë bosh”, deklaroi trajneri gjerman.

Share This Article