Në Superligën e Danimarkës është dhënë penallti pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Skuadra e Copenhages barazoi me Aarhusin 3:3, në një duel dramatik që i takoi xhiros së 18-të në elitën e futbollit danez.
Skuadra e Copenhages e tëra në sulm provoi të shënonte, megjithatë, vendësit nuk shënuan në harkimin e fundit.
Sidoqoftë, pati prekje me dorë nga një futbollist i skuadrës vizitore. Gjyqtari e përfundoi ndeshjen, por lojtarët nikoqir protestuan për prekje me dorë të zëvendësuesit Benjamin Hvidt.
Pas rishkimit të VAR-it, gjyqtari kryesor Daugbjerg Burchardt, akorodi në pikën e bardhë.