Nuk iu hapën rrotat e parme, avioni me 100 persona në bord ulet me “hundë” në pistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion me thuajse 100 pasagjerë në bord është ulur me “hundë” pas një problemi me lëshimin e rrotave teksa përgatitej që të bënte uljen.

Fluturimi Delta 1092, një Boeing 717, ishte nisur nga Atlanta rreth orës 7.25 të mëngjesit me orën lokale dhe pritej që të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Charlotte Douglas të mërkurën në mëngjes.

Megjithatë, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin fluturues të shtrirë me hundë teksa ekipet e shpëtimit nxitojnë që të ndihmojnë pasagjerët ne anëtarët e ekuipazhit.

Për fat të mirë, asnjë nga 96 pasagjerët apo 5 punonjësit e Delta-s nuk pësuan lëndime si pasojë e incidentit.

Piloti arriti që ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht avionin. Tashmë ka nisur një hetim që pritet të hedhë dritë se përse rrotat e parme të avionit nuk u hapën në kohë.

Share This Article