Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League. “Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granandën, Roma e mposhti Ajaxin derisa Dinamo e shqiptarëve u eliminua nga Villarreali.
Arsenali gaboi në sfidën e parë në Angli, duke barazuar 1-1 me Slavia Pragën, por e ka shkatërruar atë duke triumfuar me rezultat 4-0.
Pepe, Saka dhe dy gola Lacazette shënuan për triumfin e Arsenalit që preu biletën për në gjysmëfinale të Europa League, raporton Gazeta Express.
Man United 2-0 Granada
Në sfidën e kthimit fitore arriti edhe Manchester United, me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë Granadën, 2-0.
Shënuan Cavani dhe Vallejo autogol.
Roma 1-1 Ajax
Roma barazoi në shtëpi 1-1 me Ajaxin, dhe u kualifikua falë fitores 2-1 në udhëtim në takimin e parë.
Brobbey realizoi për Ajaxin, Dzeko për Romën.
Villarreal 2-1 Dinamo Zagreb
Villarreali e ka mundur Dinamon edhe në sfidën e kthimit.
Sfida në Spanjë u mbyll 2-1, derisa kishte triumfuar në Kroaci 1-0.
Arian Ademi startoi në këtë ndeshje dhe asistoi të goli i vetëm i mysafirëve, derisa nuk pati minuta për Lirim Kastratin.