Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka pushim për kuqezinjtë…Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm disa ushtrime në palestër.

Në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet këtë të  martë, më datën 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45. 

Share This Article