• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Rajoni
“Nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”/ BE kritika Serbisë: Mos kufizoni lirinë e individëve

“Nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”/ BE kritika Serbisë: Mos kufizoni lirinë e individëve

by albnews
29 August, 2024
in Rajoni
0
27
VIEWS

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos kufizojë lirinë e individëve, përfshirë të shtetasve të huaj, teksa ka përsëritur se në bllok nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i BE-së teksa u përgjigj në pyetje lidhur me pranimin e Serbisë se ka lista të shtetasve të huaj, të cilët mund të ndalen dhe të merren në pyetje nga shërbimi sekret për shkak të qëndrimeve të tyre.

Disa ditë më parë, shërbimi sekret i Serbisë (BIA), ndaloi dhe mori në pyetje për disa orë këngëtaren nga Kroacia, Severina Vuçkoviq, të cilën mes të tjerash, sipas deklaratave të bëra nga këngëtarja, e kanë pyetur për qëndrimet rreth gjenocidit në Srebrenicë. Ajo disa herë kishte bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe për këto deklarata ajo ishte kritikuar nga mediat proqeveritare në Serbi.

“Në kontekstin e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE, Komisioni Evropian ndjek nga afër zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të cilat janë elemente kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë. Përderisa është legjitime që Serbia të bëjë kontrolle të sigurisë në kufijtë e saj, është e rëndësishme që kjo të bëhet në përputhje me kornizën ligjore të Serbisë dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se kontrollet në kufi “nuk duhet të rezultojnë me kufizimin e lirive të individëve, përfshirë edhe të shtetasve të huaj”. Për BE-në është posaçërisht problematike kur masat ndaj individëve të caktuar merren duke pasur për bazë qëndrimet e shprehura politike.

“Çfarëdo mase e tillë e përdorur në bazë të qëndrimeve të shprehura politike është problematike dhe është çështje që kufizohet në mënyrë strikte nga neni 10 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thanë nga BE-ja.

Më 27 gusht, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi. Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq. Nga BE-ja po ashtu përsëritën se në Evropë nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Qëndrimi ynë për mohimin e gjenocidit është i njohur mirë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizëm apo madhërim të krimeve të luftës, që është në kundërshtim me vlerat kryesore evropiane” , tha zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se kjo çështje do të përfshihet edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian që do të publikohet në vjeshtë.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995. Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit. Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL

Previous Post

Ambasadori gjerman Rohde mëson të gatuajë fli!

Next Post

“Kokë më kokë” me Indinë! Ky shtet europian është blerësi më i madh i arit në botë përgjatë 2024

albnews

albnews

Related Posts

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe
Rajoni

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë
Rajoni

Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë

8 May, 2025
Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën
Rajoni

Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

7 May, 2025
Next Post
“Kokë më kokë” me Indinë! Ky shtet europian është blerësi më i madh i arit në botë përgjatë 2024

“Kokë më kokë” me Indinë! Ky shtet europian është blerësi më i madh i arit në botë përgjatë 2024

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4720 shares
    Share 1888 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2399 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM