• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Rajoni
Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

by albnews
24 October, 2024
in Rajoni
0
29
VIEWS

Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët… sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së.

Në një takim me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ai paralajmëroi kundër “aktiviteteve potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”.

Duke e sqaruar këtë deklaratë në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se iniciativat e DF-së për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe për miratimin e Ligjit për agjentët e huaj – sipas modelit të ligjit rus – kanë për qëllim ngadalësimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.

Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është lider në procesin e anëtarësimit në BE.

Duke folur për vijat e kuqe rreth pjesëmarrjes së mëtutjeshme të partisë së tij në Qeveri, Gjeloshaj tha se ato do të ishin vendime që nuk përputhen me politikat e BE-së dhe të SHBA-së.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një rikonstruktimi të Qeverisë së Malit të Zi apo të një marrëveshjeje të re.

DF-ja në Qeveri prej 3 muajsh 

Qeveria e Malit të Zi u rikonstruktua në korrik, kur asaj iu bashkuan DF-ja dhe Partia Boshnjake.

Partitë proruse morën dy poste të zëvendëskryeministrave dhe tri ministrore, ndërsa boshnjakët morën një zëvendëskryeministër dhe pesë pozita ministrore.

Ky ishte rikonstruktimi i parë i Qeverisë së Millojko Spajqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit 2023.

Në tetor të atij viti, partitë në pushtet nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u zotuan se do ta respektojnë “kursin euroatlantik të Malit të Zi” dhe “do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga partitë e DF-së, njëri nga liderët e të cilave, Andrija Mandiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Partitë e DF-së duan heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të ndërmarra për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundër anëtarësisë së Malit të Zi në NATO, si dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Edhe pse DF-ja tha se do t’i ngrinte qëllimet e politikës së jashtme dhe do t’i respektonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në praktikë ndodhi ndryshe.

Mali i Zi mori katër nota proteste nga vendet fqinje, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, gjatë mandatit të shumicës së re parlamentare.

Shkak u bënë deklaratat dhe iniciativat e udhëheqësve të DF-së, disa prej të cilave – si rezoluta për gjenocidin në Jasenovac – u pranuan edhe nga partitë e tjera në pushtet.

Gjithashtu, dy ditë pasi DF-ja hyri në Qeveri, Kroacia i shpalli udhëheqësit e saj të padëshirueshëm.

Çfarë tha zëvendëskryeministri?

Partitë proruse dhe proserbe në Qeverinë e Malit të Zi janë për nënshkrimin e marrëveshjes për dyshtetësi me Serbinë dhe me vendet e tjera, si dhe për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë.

Duke e shpjeguar këtë iniciativë, udhëheqësi i DF-së, Mandiq, tha se këtë e kërkon edhe diaspora nga radhët e popujve pakicë.

Gjeloshaj reagoi, duke i bërë thirrje Mandiqit të mos i përmendë shqiptarët në kontekstin e rrëfimit për dyshtetësinë.

Ai vlerësoi se ky është një “projekt shovinist” dhe se popullata shqiptare nuk do të marrë pjesë në krijimin e “botës serbe”, e as “botëve të tjera imagjinare dhe të ngjashme mbi baza kombëtare”.

Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se shqiptarët janë qytetarë të Malit të Zi, të cilin e perceptojnë si vendin e tyre, dhe se ndryshimi i Ligjit për shtetësinë “do të çonte në një ndarje të madhe në Mal të Zi”.

“Jo vetëm tek unë, por edhe në parti, te populli që i përkas, do të kishte një reagim të ashpër, nëse do të shkonte përpara Ligji për shtetësinë, i cili ka vetëm një qëllim dhe ai është ndryshimi i strukturës kombëtare të Malit të Zi”, tha Gjeloshaj.

Paralajmërimi për mundësimin e shtetësisë së dyfishtë shkaktoi kritika të ashpra edhe nga opozita, sipas së cilës, një gjë e tillë do të mundësonte ndërhyrje nga vendet fqinje, çfarë do të çonte në humbjen e vendimmarrjes sovrane në Mal të Zi.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, të cilat treguan se serbishtja është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë dhe gjuha malazeze për 34 për qind, partitë proserbe filluan një fushatë për ndryshimin e Kushtetutës.

Ato duan që serbishtja, e cila tani ka statusin e një gjuhe në përdorim zyrtar si gjuha shqipe, kroate dhe boshnjake, të marrë statusin e gjuhës zyrtare si gjuha malazeze.

Gjeloshaj tha se Kushtetuta nuk do të ndryshohet për ta zyrtarizuar gjuhën serbe.

Ai kritikoi edhe fushatën para regjistrimit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar, e cila u sugjeronte qytetarëve se si të regjistroheshin.

“Për mua është poshtëruese t’i tregosh dikujt se si të deklarohet. Mali i Zi është një vend demokratik, ka të drejtën e mendimit, të ndjenjës… ”, tha Gjeloshaj për Zërin e Amerikës.

Para regjistrimit, forca dhe media proserbe dhe proruse u bënin thirrje qytetarëve në Mal të Zi që të deklaroheshin si serbë, që flasin serbisht dhe janë besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe.

Çfarë thanë nga DF-ja?

Duke reaguar ndaj Gjeloshajt, DF-ja tha se i duhet të zvogëlojë kërcënimet dhe “shovinizmin e theksuar ndaj popullit serb në Mal të Zi”.

“Ai nuk na ka futur në Qeveri dhe nuk mund të na nxjerrë jashtë, sidomos për faktin se nuk ka asnjë deputet të partisë së tij në Kuvend, por i ka dy ministri, duke u falënderuar edhe deputetëve serbë”, tha DF-ja dhe shtoi se vetë Gjeloshaj mund të nxirret jashtë.

DF-ja i ka 13 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa Alternativa Shqiptare e Gjeloshajt, si pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar, i ka dy.

Përveç deputetëve të DF-së, shumica parlamentare përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, partitë boshnjake dhe shqiptare./REL

Previous Post

Libri “UÇK organizatë terroriste”, ndez gjakrat etnike në Maqedoni, ASH: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Next Post

ANKETA / World Justice Project publikon indeksin e sundimit të ligjit, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë

albnews

albnews

Related Posts

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe
Rajoni

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë
Rajoni

Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë

8 May, 2025
Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën
Rajoni

Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

7 May, 2025
Next Post
ANKETA / World Justice Project publikon indeksin e sundimit të ligjit, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë

ANKETA / World Justice Project publikon indeksin e sundimit të ligjit, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4722 shares
    Share 1889 Tweet 1181
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2400 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM