Nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Hashim Thaçi shkon pas 3 ditësh në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Burojë të Skënderajt, për të vizituar varrin e të atit.

Thaçi mban një kurorë me lule në duar, teksa drejtohet tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçit, i cili ndërroi jetë më 16 mars pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Thaçi nuk u lejua që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, ç’ka solli reagime të shumta të politikës në Kosovë e Shqipëri.

Thaçi u lejua ta vizitojë të atin teksa ai ndodhej në spitalin e Prishtinës më 13 mars 2025.

Kujtojmë se Thaçi ndodhet në qendrat e paraburgimit në Hagë, teksa është nën hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 

Share This Article