“Nuk po shkoj në shtrat me të”, Guardiola bezdiset nga pyetjet e shumta mbi Haaland

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, duket se është bezdisur që tani nga pyetjet e shumta mbi Erling Haaland, që i bëhen në çdo konferencë shtypi.

Pasi u pyet për të disatën herë se si po e përballon presionin sulmuesi që u ble me bujë nga Borussia Dortmund këtë verë, trajneri spanjoll u përgjigj me shaka: “Që ta dini, nuk po shkoj në shtrat me të. Nuk jetoj me Haaland, kështu që nuk e di si e përballon. Por, në stërvitje e shikoj të qetë. Ishte i qetë pas humbjes ndaj Liverpool dhe ishte i qetë pas fitores ndaj Ëest Ham”.

“Është më i miri për moshën që ka, por ende është i ri”, shtoi Guardiola.

Share This Article