Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj ka dalë më një komunikim tjetër ndërsa ka njoftuar se pasi nuk u lejua të marrë pjesë në takim me kryeministrin Edi Rama ka kontaktuar me organizatorët. Dodaj në një komunikim me gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka deklaruar se organizatorët i kanë thënë së është bërë një gabim në dergimin e ftesës.
Ai më parë konfirmoi se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e lejoi të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.
Disa kryetarë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në të njëjtin takim, ndërsa Partia Socialiste thekson se janë ftuar vetëm kryetarët socialistë të bashkive.
Nga ana tjetër, kryetarët Miftar Dauti i Hasit dhe Albert Mylyshi i Mirditës kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim me Ramën në Pallatin e Kongreseve.


