Zaev është i pasuruar dhe po përpiqet të luftojë për një amnisti tjetër për krimin, ndërsa Maqedonia po paguan çmimin. Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska në periudhën e krizës shëndetësore dhe ekonomike fsheh dhe relativizon dokumente të rëndësishme. Bullgaria po përfiton nga paaftësia, kriminaliteti dhe lakmia e Zaevit dhe po kushtëzon anëtarësimin e Maqedonisë në BE me respektimin e marrëveshjes së nënshkruar nga LSDM-ja, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
“Me këtë dokument minohen themelet e shtetit të Maqedonisë, gjuhës maqedonase, historisë së Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Qeveria e drejtuar nga LSDM nuk është e interesuar për shëndetin e qytetarëve ose shtetit. Relativizimi i situatës së re me dokumentin bullgar, duke e vendosur problemin nën qilim, LSDM po bën dëme të mëdha për qytetarët dhe shtetin. Deri kur do ta injorojë Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij këtë çështje? Pasojat e politikave të LSDM-së dhe Zaevit do të jenë afatgjata. Zaev sheh vetëm si të shpëtojë veten nga përgjegjësia për krimin, ai nuk interesohet për asgjë tjetër”, thonë nga opozita.
Për këtë OBRM-PDUKM bën thirrje për arsye, shtetësi dhe një marrëveshje të përbashkët për këtë çështje.
“Prandaj, OBRM-PDUKM propozon në mbledhjen e ardhshme të liderëve që përveç situatës me shëndetin dhe krizën ekonomike si përparësi, të diskutojë dhe harmonizojë një strategji të përbashkët si përgjigje të kushteve të Bullgarisë. Në të njëjtën kohë, duhet të vendosen themelet për një politikë të jashtme të harmonizuar, si dhe një strategji kombëtare të sigurisë. Këto duhet të jenë dokumente që do të detyrojnë të gjitha qeveritë e ardhshme.
Në mbledhjen e e liderëve, përgjigjet duhet të jepen për krizën shëndetësore dhe ekonomike, si dhe për ndërtimin e një pozicioni të përbashkët shtetëror mbi politikën e jashtme dhe identitetin kombëtar”, kërkojnë nga OBRM-PDUKM.