OBSH: 10 % e popullsisë botërore me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Qindra miliona persona mund të jenë infektuar tashmë me koronavirusin e ri, shumë më tepër sesa numri aktual prej rreth 35 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10 % e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus”, tha kreu i Operacioneve Urgjente të OBSH-së, Mike Ryan.

“Numri i personave me COVID-19 ndryshon midis vendeve, qyteteve dhe zonave urbane, si edhe midis grupeve shoqërore”, shtoi ai.

Sipas Ryan, edhe pse numri i vërtetë i rasteve është shumë më i lartë se ai i raportuar, vlerësimi i OBSH-së do të thotë se shumica dërrmuese e personave nuk kanë antitrupa dhe mbeten të rrezikuar nga infektimi me COVID-19.

Share This Article