OBSH cilëson 11 vende evropiane me ‘transmetim të përshpejtuar’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se ka pasur një rritje javore të rasteve në rajon për herë të parë në muaj.

Në 11 vende, “transmetimi i përshpejtuar” ka shkaktuar një “ringjallje të konsiderueshme që nëse lihet pa kontroll do të shtyjë sistemet shëndetësore në prag vështirësie edhe një herë në Evropë”, tha drejtori i OBSH-së në Evropë, Dr Hans Kluge.

Këto vende janë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina.

Ambasadorët e BE do takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut në 1 korrik. Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është vetëm lejimi i udhëtarëve nga vende të caktuara, me ata që vuajnë nga nivele të larta infeksioni – përfshirë ndoshta SHBA, Rusinë dhe Brazilin – lënia e të cilëve jashtë listës është e sigurt./BBC

Share This Article