OBSH: Evropa epiqendër e përhapjes së koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evropa është edhe një herë në “epiqendrën” e pandemisë COVID-19, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pas rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve pozitive.

Kreu i OBSH-së, Hans Kluge, ka thënë se kontinenti mund të regjistrojë gjysmë milioni viktima nga koronavirusi deri në shkurt të vitit tjetër, derisa fajtor për këtë thotë se është mosvaksinimi i mjaftueshëm.

“Duhet t’i ndryshojmë taktikat tona ndaj COVID-19”, ka thënë. BBC shkruan se rreth 80 për qind e njerëzve në Spanjë kanë marrë dy dozat e vaksinës derisa ky numër është më i ulët në Francë e Gjermani – përkatësisht 68 dhe 66 për qind. Vetëm 32 për qind e rusëve janë vaksinuar me të dyja dozat deri në tetorin e këtij viti.

Kluge përmendi edhe lehtësimin e masave si ndër shkaqet e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Share This Article