Berisha realizon gol e asistim në suksesin e Fenerbahces

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka realizuar gol me Fenerbahcen në garat evropiane, teksa ka shtuar edhe një asistim.

Të enjten në mbrëmje, Berisha 23-vjeçar, e shënoi golin e tretë në fitoren e Fenerbahces në udhëtim te Antëerpi, 3:0, në xhiron e katërt të Ligës së Evropës.

Berisha golin e shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes. Ndërkohë, Hakan Mert Yandas në minutën e 8-të dhe Max Meyer në minutën e 16-të, i shënuan dy golat e para. Berisha që e kompletoi ndeshjen me skuadrën turke ishte edhe asistues në golin e Meyerit.

Fenerbahce me këtë fitore mban gjallë shpresat për ta kaluar fazën e grupeve. Renditet në vendin e tretë me 5 pikë, një më pak se Olympiacosi në vendin e dytë, dhe pesë më pak se Frankfurti lider.

Antwerpi është në vendin e fundit në Grupin D.

Share This Article