Bota
OBSH ngre alarmin: Fëmijëve nën gjashtë vjeç nuk duhet t’ju jepni shurup për kollën
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech.
Kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre.
Në një raport të publikuar së fundmi, OBSH ngren alarmin për shurupet e kollës të prodhuara nga indianët ku thekson se ato janë nën standardin e duhur.
“Produktet mjekësore nën standarde të prodhuara nga Marion Biotech, janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë”.
Sipas The HealthSite, OBSH ka theksuar në mënyrë shumë specifike se shurupet e kollës të prodhuara nga kompania janë “nën standard” dhe me këtë nënkuptojnë se ilaçi nuk ka përmbushur standardet e cilësisë dhe për këtë arsye nuk duhet të prodhohet apo përdoret.
Në një njoftim të publikuar në faqen e zyrtare të OBSH-së, ata kanë specifikuar dy produkte në Uzbekistan si “nën standard” ose të kontaminuar.
Sipas raporteve të OBSH-së, laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Uzbekistanit kryen një analizë laboratorike mbi shurupet e kollës.
Rezultatet treguan sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit si ndotës. Agjencia shëndetësore e OKB-së shtoi se, “Produktet nën standarde janë të pasigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje”.
A duhet t’u jepen fëmijëve shurupe kundër kollës?
Ekspertët thonë se fëmijëve, kryesisht foshnjeve dhe të vegjëlve nuk duhet t’u jepen fare shurupe kundër kollës. Nuk duhet t’i jepet askujt që është më pak se gjashtë vjeç. Në vend të kësaj, prindërit mund të përdorin ilaçe shtëpiake për të kuruar kollën dhe të ftohtin, për shembull, mjaltë ose një pikë limoni.
Pediatrit kanë deklaruar se ndonjëherë prindërit priren të vetë-mjekojnë fëmijën e tyre me shurupe kundër kollës pa recetë.
Ky është një hap shumë i rrezikshëm. Shurupet e kollës shpesh u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën por, shurupet nuk e shërojnë këtë problem. Ekspertët thonë se shurupet e kollës nuk janë një trajtim kurues por, simptomatik.
Dorëzohen pajisje në vlerë 7,3 milion denarë për nevojat e policisë së trafikut në Maqedoni
Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i dorëzoi 12 motoçikleta “piaggio beverly” të cilat do t’i përdorë policia e trafikut. Pajisja është në vlerë mbi 7,3 milionë denarë.
“Përveç shumë shembujve të mëhershëm të partneritetit, sot po zyrtarizojmë edhe këtë dorëzim të pajisjeve, në vlerë prej mbi 7,3 milionë denarë, e cila përbëhet nga 12 motoçikleta “Piaggio Beverly”, komplet të pajisura për nevojat e policisë së trafikut, të cilat miqtë tanë nga SRSKRR sot po na e dorëzojnë në përdorim, tha Spasovski, duke shtuar se një partneritet i tillë paraqet shembull jashtëzakonisht pozitiv dhe të rëndësishëm se si mund dhe duhet të realizohet dhe zhvillohet bashkëpunimi ndërinstitucional, në këtë rast në interes të të gjitha palëve dhe pjesëmarrësit në trafik.
Kryetarja e Kësillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska theksoi se bashkëpunimi ndërmjet KRSKRR-së dhe MPB-së është qëllim i përbashkët dhe obligim ligjor.
“Eksperienca nga vitet e kaluara dëshmoi se KRSKRR-ja dhe MPB-janë shembull për bashkëpunim dhe përkrahje pozitive ndëristitucionale i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përparimi i punës së policisë dhe përmirësimi i kapaciteteve të saja është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të sigurisë në komunikacionin rrugor. Aplikimi i pajisjeve bashkëkohore teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit më trafik do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e policisë së trafikut dhe do të rrisë volumin dhe cilësinë e kontrolleve të realizuara nga ana e policisë së trafikut”, theksoi kryetarja Kozhuvarovska.
Pajisjet do të shpërndahen sipas nevojave të policisë së trafikut.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
Bota
Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
