OBSH: Nuk ka shenja që varianti jug-afrikan i koronavirusit është më ngjitës se ai britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka indikacione se varianti i ri i koronavirusit, i identifikuar në Afrikë të Jugut, është më ngjitës se ai që po përhapet në Britani të Madhe.

Maria van Kerkhove, kryetare teknike e OBSH-së, ka thënë se nuk ka dëshmi për këtë.

Por, ekspertët britanikë kanë shprehur shqetësimin dje se vaksinat anti-COVID mund të mos jenë në gjendje të mbrojnë nga varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikë të Jugut.

E OBSh-ja ndërkohë ka rekomanduar dy doza të vaksinës anti-COVID të Pfizer/BioNTech, të merren brenda një periudhe 21-28 ditë nga njëra-tjetra.

“Ne qëllimisht kemi dal me rekomandimin: dy doza të vaksinës brenda 21-28 ditëve”, ka thënë Alejandro Cravioto, kreu i Grupit Këshillues të OBSH-së për imunizim.

Share This Article