Ofrohet transport falas për durrsakët që gjejnë strehim në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kompani turistike nga Kosova po ofron transport falas për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë prekur nga tërmeti dhe kanë nevojë për strehim në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, kjo kompani ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit përmes së cilit mund të kontaktojnë personat në nevojë.

“Barileva Turist ju del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nëvoj pas tërmetit në Shqipëri, ne si kompani organizojmë transportin FALAS nga Shqiperia për në Kosove, andaj ju lusim çdo person që ka kontakt të drejtpërdrejt me personat e përfshirë në tragjedi, të kontaktojë direkt : 038 606 333. Gjithashtu kush mundet të siguroj strehim të drejtohet direkt tek ne”, thuhet në postimin në Facebook.

Ndërkaq të shumtë janë qytetarët të cilët përmes komenteve në postimin e kompanisë, kanë shprehur gatishmërinë për strehim apo ndihma të llojeve të ndryshme, për durrsakët.

Share This Article