Moti ekstrem ka prekur jetët e njerëzve dhe zhvillimin substancial në çdo kontinent përreth globit në 2018, thuhet në raportin e Organizatës Meteorologjike Botërore (OMB), të publikuar sot.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilësoi këtë raport një “alarm zgjimi” dhe theksoi në veçanti impaktin në rritje që ka ndryshimi klimatik në shëndetin publik, gjatë një konference për shtyp në Nju-Jork.
“Mesatarja e njerëzve që ekspozohen ndaj periudhave të nxehta është rritur me 125 milionë që prej fillimit të shekullit, me pasoja vdekjeprurëse”, tha Guterres.
“Kombinimi mes të nxehtit ekstrem dhe ajrit të ndotur po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, sidomos pasi periudhat e nxehta po bëhen më të gjata, më intensive dhe më të shpeshta”, theksoi Sekretari i përgjithshëm i OKB-së./ATSH/